Showbiz

“Qeveritë shkojnë e vijnë, Golf 2-shi mbetet Hero”

LLOCH, është projekti i fundit i krijuar nga një grup artistësh, muzicientësh e regjisorësh që së fundi lansuan këngën “Heroi”.

Ky grup, synon të trajtojë tema të ndryshme sociale e këto të gjitha përmes përrallave dhe këngëve satirike.

“Heroi”, është kënga dedikuar veturës GOLF 2, që sipas tyre është një prej veturave më të pëlqyera dhe më funksionale për gjithë shqiptarët, dhe madje i tillë është.

Ata për Koha.net, kanë bërë të ditur se duan të trajtojnë gjithçka në një gjuhë rrjedhimisht të kuptueshme, ku duan të përfshijnë elemente komike, asnjëherë duke mos i ikur çka është aktuale në vend.

“Me një përrallë të tillë si Heroi, të gjithë pa përjashtime e gjejnë vetën të përfshirë aty, lidhur ngushtë me fabulën e cila vjen kaq universale dhe e afërt me përditshmërinë tonë”, kanë thënë Lloch për Koha.net.

“Qeveritë shkojnë e vijnë, Golf 2-shi mbetet Hero”, është motoja e promovimit të klipit, që në të njëjtën kohë paralajmëron se Lloch, tash e tutje do të sjell tematika tjera.

“Nuk do të flasim për tematika të lodhshme si politika e ekonomia, por do të flasim për marrëdhënie e dukuri familjare”, kanë thënë Lloch.

Lloch, gjithashtu kanë bërë të ditur se brenda një periudhe shumë të shkurtër do të sjellin edhe projekte tjera, sigurisht kreative, unike dhe me këtë synojnë të “relaksojnë” publikun.

Më poshtë mund të lexoni edhe tekstin e këngës “Heroi”.

HEROI

1.

Për golf 2-shin,skom qa foli flet prezenca.

Munësh me bajt: dru,gllet edhe speca.

Ja dhezi rrotat,kur nuk m'dhez shkrepsa.

Kerr,traktor,kombaj,golf2-sh zeza.

Fabrika o pishman,që e ka maru.

Serijat tjera,ka ndodh kan bankrotu.

Motorrin hekër ,ku do munet met qu.

Kurr nuk thot u lodha,kurr nuk bon o kuku.

Ref:

X2

Lirisht thirrëm gollf2-shMania...

Kerr guri ,made in Gjermania...

Edhe nëse ki Bugati,porrshe me 3 ija.

Pa golf 2-sh,nuk bon me t`met shpia.

2.

Kush ka golf 2-sh, i lumi ai për veti.

Pjest ja gjen n'market,n'trafik te Sadeti.

Kerr ekonomik,sun ja gjen t'shoqin n'gjeti.

Me 5 euro naft i bon ,20 gjiro ka qyteti.

Gollf2-shi dhez n'qels,mos me dhez e shtyn.

N'lloch nuk t'len:N'bor,frym edhe brym.

Mos me pas naft,hec me kerozin.

Qa o me ransi punën ta kryn...o vlla...

Ref:

X2

Lirisht thirrëm gollf2-shMania...

Kerr guri ,made in Gjermania...

Edhe nëse ki Bugati,porrshe me 3 ija.

Pa golf 2-sh,nuk bon me t`met shpia

3.

"Nenn mich Golfzwei-omania,

Ein Auto aus Stein, gemacht in Allemania.

Scheiss auf dein Bugati und Ferrari mann.

Ohne Golfzwei soll dein Haus nicht sein."

Ke pi shum sun po vozit, qaty e len.

Kerkush s'ta prek apet qaty e gjen.

U myta tu shëtit,prej Tokyo-s n'Prizeren.

Skom qa shtoj,"the Best of volkswagen"

Image