Showbiz

Publikohet videoklipi i këngës fituese të Festivalit të Këngës

Kënga fituese e edicionit të parë të Festivalit të Këngës në RTK, “Oj Kosovë” nga Arbër Salihu, i njohur si La Fazani, është bërë me videoklip.

Regjinë e ka bërë Likana Cana ndërsa skenarin Cana dhe vetë këngëtari Arbër Salihu.

Salihu bëri historinë me triumfin në fund të tetorit, por Kosova nuk ka të drejtë të marrë pjesë në garën evropiane të këngës “Eurovision”.