Showbiz

Publikohet traileri i plotë i serialit “And Just Like That”

Foto: AP/Associated Press

Seriali i shumëpritur i kanalit HBO, “And Just Like That”, i cili është vazhdim i hitit televiziv “Sex and the City”, shumë shpejtë i rikthen në ekran personazhet e dashura për publikun mbarë botëror, Carrie Bradshaë e personifikuar nga Sarah Jessica Parker, Charlotte York e portretizuar nga Kristin Davis dhe Miranda Hobbs, e cila në film luhet nga aktorja Cynthia Nixon.

Tashmë është publikuar edhe traileri i plotë i këtij projekti, i cili fokusohet në kapitullin e ri të tri shoqeve të pasionuara pas modës, teksa përballen me realitetin e komplikuar të jetës dhe shoqërisë në New York City, por tani në moshë më të shtyrë.

Përmes sekuencave të fundit të serialit, tri mikeshat e ngushta, Carrie, Miranda dhe Charlotte, shihen përkrahë njëra-tjetrës duke u shfaqur sërish më të pandashme se kurrë. Aty po ashtu përfshihen disa personazhe të reja për publikun, si Lisa Todd Wexley e personifikuar nga Nicole Ari Parker, Seema Patel e portretizuar nga Sarita Choudhury dhe Dr. Nya Wallace e cila në serial portretizohet nga aktorja Karen Pittman.

Aktorët që i përsërisin rolet e tyre janë Chris Noth i cili vjen në rolin e Mr. Big, dhe aktori i ndjerë Willie Garson, i cili e përsërit rolin e mikut të ngushtë të Bradshawit, Stanford Blatch. Grason vdiq në muajin shtator nga kanceri. Ai ishte vetëm 57-vjeçar.

Dy episodet e para të serialit “And Just Like That” do të debutojnë në platformën “HBO Max”, më 9 dhjetor të këtij viti.