Është publikuar traileri i filmit të famshëm “Gladiator 2”, ku luajnë aktorë të njohur të Hollywoodit, si Pedro Pascal, Denzel Washington, Paul Mescal, Connie Nielsen, Joseph Quinn e Fred Hechinger.
Filmi do të shfaqet më 2 nëntor të këtij viti, shkruan Deadline.
From director Ridley Scott, watch the new Official Trailer for #GladiatorII starring Paul Mescal, Pedro Pascal, Denzel Washington, Connie Nielsen, Joseph Quinn, and Fred Hechinger - Only in theatres November 22. pic.twitter.com/4BtyPbkGjd
— Gladiator Movie (@GladiatorMovie) July 9, 2024
Pjesa e dytë e filmit, i cili është shkruar nga David Scarpa nga një histori që e bashkëkrijoi me Peter Craig, “The Gladiator” u bë disa vite pas krijimit të pjesës së parë, e cila korri sukses të madh në botën e filmit.
Në këtë film luajnë edhe yje të tjerë si, Lior Raz e Derek Jacobi.
Dauglas Wick, Scott, Lucy Fisher, Michael Pruss e David Franzoni janë producentë, bashkë me Walter Parker, Laurie MacDonald, Raymond Kirk dhe Aidan Elliot, që shërbyen si producentë ekzekutiv.
Filmi paraqet, Luciusin, i cili rritet paqësisht me familjen në Numidia. Por pasi qyteti pushtohet nga Marcus Acacius, rolin e të cilit e luan Pascal, Luciousi detyrohet t’i nënshtrohet skllavërimit. Inspiruar nga personazhi Maximus që u luajt nga Russel Crow, Lucious vendos të bëhet gladiator dhe të sfidojë pushtetin e perandorëve Caracalla, rolin e të cilit e luan Hechoinger, dhe Geta, rolin e të cilit e luan Quinn.