Showbiz

Publikohet fragmenti për filmin “The Personal History of David Copperfield”

Lionsgate e ka publikuar fragmentin e parë për filmin The Personal History of David Copperfield, me Dev Patel në rolin kryesor, me regji të Armand Iannucci. Filmi është një përshtatje e tregimit të Charles Dickens me po të njëjtin titull, ndërsa skenarin e kanë bashkë-shkrur Iannucci dhe Simon Blackwell.

Patel shfaqet në rolin e titullit, ndërsa aktorët mbështetës janë: Peter Capaldi, Hugh Laurie, Tilda Swinton, Benedict Wong dhe Ben Whishaw.

Nga lindja, periudha e fëmijërisë e deri në pubertet dhe moshën madhore, David Copperfield është i rrethuar nga njerëz të mirë, të këqij, të varfër dhe të pasur, ndërsa e takon një numër të personazheve kyç në Anglinë viktoriane, shkruan KOHA Ditore.

Davidi vendos të bëhet shkrimtar, ndërsa kërkimi i tij për familjen, miqësitë, romancën dhe statusin, historia e jetës së tij, në fakt është historia më interesante nga të gjitha.

Image

Filmi The Personal History of David Copperfield deri më tani është shfaqur në disa festivale, ku mori vlerësime kryesisht pozitive. Filmi do të fillojë me distribuim në janar të vitit 2020.