Charlie Puth dhe anëtari i K-pop grupit “BTS”, Jungkook, kanë publikuar këngën e tyre të re, “Left and Right”.
Publikimi i “Left and Right” vjen vetëm një javë pasi dyshja treguan pak këngën në TikTok, pas një sërë thashethemesh se këngëtari amerikan do të bashkëpunonte me grupin e K-popit.
"Kujtimet më ndjekin majtas dhe djathtas / Unë mund të të ndjej këtu, unë mund të të ndjej këtu / Ti zë çdo cep të mendjes time", Puth dhe Jungkook këndojnë në kor.
"Left and Right" u publikua për herë të parë nga Puth në TikTok në shkurt 2022 si një këngë solo, raportoi NME.
Më 2018, Jungkook i ishte bashkangjitur Puthit në skenë për një performancë në këngën e tij “We don’t talk anymore”.
Në një tjetër bashkëpunim, Snoop Dogg pati zbuluar se kishte incizuar disa pjesë të një këngë ende të paemëruar me BTS.