Showbiz

Producenti i “Squid Game” thotë se Trumpi “ngjason me një nga VIP-at” e shfaqjes

Krijuesi i shfaqjes “Squid Game” ka thënë se presidenca e Donald Trumpit e nxiti publikimin e shfaqjes.

Hwang Dong-hyuk fillimisht e pati idenë për serialin më 2008 gjatë krizave financiare globale, por vetëm me ngritjen e gjigantëve teknologjikë dhe presidencës së Trumpit krijuesi besoi se shfaqja do të kishte jehonë në publik.

Duke folur në IndieËire për Trumpin, Hwang tha se: “Mendoj se ai disi ngjason me një nga VIP-at në Squad Game. Është dikur ai po drejton një shfaqje lojërash, jo një vend, sikur po i tmerron njerëzit. Pas gjithë këtyre që ndodhën, mendova se ishte koha që kjo shfaqja të dalë para botës”.

Në shfaqje, karakteret VIP kanë pjesëtarë të maskuar të elitës së pasur të cilët shikojnë për argëtim garën për mbijetesë të lojtarëve.