Showbiz

Producenti i këngëve të Beyonces dhe Rihannas akuzohet për përdhunim

The Dream

The Dream

The Dream, emri i vërtetë i të cilit është Terius Gesteelde-Diamant, producent i këngëve të artisteve të njohura si Beyonce e Rihanna, po akuzohet për përdhunim nga një ish-bashkëpunëtore 33 vjeçe, që quhet, Chanaaz Mangroe, emri skenik i të cilës është Channii Monroe.

47 vjeçi u padit të martën nga ish-bashkëpunëtorja 33 vjeçe, e cila, sipas New York Times, ka thënë se The Dream i ka premtuar që do t’i ndihmonte ta promovonte karrierën përpara se ajo ta gjente veten të mbërthyer në një lidhje abuzive. Ajo ka thënë se ai vazhdimisht e ka detyruar të kryente marrëdhënie intime me të, e kapte për fyti dhe në një rast e ka filmuar marrëdhënien seksuale e më pas e ka kërcënuar se do t’ua tregonte të tjerëve.

“Ajo që më ka bërë The Dream ma ka pamundësuar ta jetojë jetën në mënyrë normale ashtu siç e kam paramenduar për vete, si dhe të ndjek ëndrrat që dua t’i përmbush si këngëtare e muzikante. Kohët e fundit heshtja ime është bërë shumë e dhimbshme dhe e kam kuptuar se duhet ta tregojë këtë histori në mënyrë që të shërohem. Shpresoj që veprimi im do t’i ndihmojë edhe të tjerët dhe do të parandalojë abuzime të tmerrshme në të ardhmen”, ka thënë paditësja.

Ndërkohë producenti The Dream i ka mohuar akuzuat duke thënë se janë shpifje.

“Këto pretendime janë shpifje dhe të pavërteta. E kundërshtoj çdo lloj abuzimi dhe gjithnjë kam dashur t’i ndihmojë njerëzit që të gjejnë karrierën që duhet ta ndjekin. Si dikush që është i përkushtuar të ndikojë pozitivisht tek kolegët e mi artistë si dhe në botë, jam thellësisht i ofenduar dhe i trishtuar nga këto akuza”, ka thënë The Dream.

Puna që The Dream ka bërë si producent i këngëve të njohura, përfshirë “Single Ladys” nga Beyonce, “Umbrella” nga Rihannas dhe “Baby” nga Justin Bieber, e ka bërë atë fitues të tetë çmimeve “Grammy”.

Video: Beyonce "Single Ladies" Live në Glastonbury