Princi Harry dhe gruaja e tij, ish-aktorja, Meghan Marckle, dërguan mesazhe falënderuese në Nigeri, ndërkohë që në shtëpi i priste skandali me fondacionin bamirës të tyre, “Archwell”.

Fondacioni i tyre është cilësuar si “delinkuent” për mospagim të taksave dhe i paaftë për të mbledhur fonde, shkruan “FemaleFirst”.
Sidoqoftë ata lëshuan një deklaratë rreth vizitës së tyre treditore në Nigeri.
“Duka dhe Dukesha duan të shprehin mirënjohjen e tyre të thellë për të gjithë organizuesit e ngjarjes, zyrtarët ushtarakë, si dhe të gjithë komunitetin nigerian për mikpritjen e jashtëzakonshme”, thuhet në uebfaqen zyrtare të tyre.
Çifti ka hequr dorë nga detyra mbretërore në vitin 2020 dhe u shpërngul në Los Angeles të SHBA-së ku jeton. Nga atje dyshja drejton një jetë të pavarur dhe themeloi fondin bamirës “Archwell Foundation”. Por, tash mund të përballet me gjoba dhe pezullim nga Departamenti i Drejtësisë për taksa të papaguara.

Një dokument që u lëshua më datën 3 maj, nga prokurori i përgjithshëm i Kalifornisë, Rob Bonta, i dorëzuar ne emër të Regjistrit te Organizatave Bamirëse, e listoi fondacionin “Archwell” si “delikuent”, pasi dështoi së dorëzuari raportet që kërkohen çdo vit.
“Një organizatë që renditet si delikuente nuk është në gjendje të mirë dhe i ndalohet veprimtaria për të cilën kërkohet regjistrimi, duke përfshirë kërkimin e dhënies së fondeve bamirëse.”, thuhet në dokumentin të cilin e ka publikuar revista People, ku gjithashtu thuhet se kjo organizatë do të duhet t’i nënshtrohet gjobave dhe regjistrimi mund t’i pezullohet. Thuhet se pasi të raportojnë të dhënat do të ju dërgohet njoftimi rreth shumës që duhet paguar.
Çifti, të cilët kanë dy fëmijë, Archien dhe Lilibetin, ka treguar se emri i fonacionit bamirës është inspirim nga fëmija i parë.
“Archwell është në të cilin kombinohen fjalë të lashta që përshkruajnë forcën dhe veprimin dhe një tjetër që përfaqëson burimet e thella mbi të cilat duhet bazuar secili”, ka thënë më parë Meghan.