Showbiz

Princi e Princesha e Uellsit i bashkohen Snoop Doggut në videourimin për ekipin britanik të Lojërave Olimpike

Princi dhe Princesha e Uellsit

Princi dhe Princesha e Uellsit

Princi William dhe Princesha Kate i janë bashkuar yllit të repit, Snoop Dogg, e shumë yjeve të tjerë në një videourim për ekipin e Britanisë së Madhe që mori pjesë në Lojërat Olimpike në Paris.

Duke i përshkruar garuesit si “inspirues për të gjithë”, William dhe Kate lansuan videon me përplot urime, para ceremonisë përmbyllëse në Stade de France, shkruan The Independant.

Mbreti dhe kryeministri ishin ndër uruesit e atletëve, ku Charles gjithashtu iu referuara pjesëmarrësve si “inspirues” e kryeministri Keir Starmer i quajti “inspirues gjeneratash”. Në videourim përfshihet edhe ish-ylli britanik i futbollit, David Beckham.

VIDEO:

Reperi amerikan filloi videon duke thënë “përshëndetje për më të dashurit” dhe e përmbylli duke thënë “faleminderit Britania e Madhe, në emër të Snoop Doggut, princit dhe gruas së tij të dashur”.

“Nga të gjithë ne që po shikojmë nga shtëpitë, urime ekipit të Britanisë së Madhe”, thotë Kate në video, ku William shton “ju lumtë për të gjitha të arriturat, ishit inspirim për të gjithë ne”.

“Hej, ekipi i Birtanisë së Madhe, jemi kaq krenar me ju. Urime”, thotë Beckham.

Disa nga yjet tjerë që u shfaqën në këtë video janë: ish-notarja, Rebecca Adlingtom, ish-atletja Dame Jessica Ennis-Hill, ish-vrapuesja Dame Kelly Holmes, prezantuesi Greg James dhe prezantuesja televizive Emma Willis.

Ndërkohë në mesazhin e tij, Mbreti Charles thotë se gruaja e tij i bashkohet për të dhënë “urimet tona më të ngrohta për garuesit dhe ekipet e tyre mbështetëse nga Britania e Madhe për suksesin e jashtëzakonshëm në Lojërat Olimpike”.

Ai gjithashtu ka falënderuar shtetin francez për organizim të mrekullueshëm. "Gjithçka që mund të them është se të gjithë keni qenë inspirim”, thotë ai.

Britania e Madhe i përmbylli Lojërat Olimpike në Paris, me 65 medalje, njëjtë kishin fituar edhe në Lojërat Olimpike të organizuara në Londër në vitin 2012.