Showbiz

Princesha e Uellsit tregon se ka kompletuar trajtimin me kimioterapi

Princesha e Uellsit, Catherine

Princesha e Uellsit ka treguar se i ka kompletuar seancat e kimioterapisë, raporton “BBC”.  Catherine ka rrëfyer nëpërmjet një videoje të publikuar nga Pallati Kensington. 

Ajo kishte treguar në mars se po trajtohet për kancer dhe ka qenë larg syve të publikut për pjesën më të madhe të vitit.  Ajo ka thënë se do të kryejë disa angazhime këtë vit. 

Në një video emocionale ka treguar se viti ka qenë “jashtëzakonisht i vështirë” dhe se “jeta siç e njihni mund të ndryshojë përnjëherë”. 

Pallati Kensington ka lënë të kuptohet se ende nuk është e mundur të thuhet në këtë fazë nëse ajo e ka larguar tërësisht kancerin.