Showbiz

Premiera e “Game of Thrones” i tërhoqi 17.4 milionë shikues

As që kemi dyshuar – premiera e sezonit të fundit të “Game of Thrones” të dielën e kishte një shikueshmëri fantastike dhe për shkak të interesit të madh shkurtimisht nuk punuan shërbimet streaming të HBO, raporton HBO.

HBO i ka publikuar edhe rezultatet zyrtare të shikueshmërisë sipas të cilave premierën e sezonit të tetë të dielën e kanë shikuar 17.4 milionë shikues, nga platforma të ndryshme (televizive, HBO GO, HBO NOW). Premierën e sezonit të 7-të e kanë shikuar gjithsej 16.1 milionë shikues, ndërsa finalen e sezonit 16.9 milion, pra më pak se premierën e sezonit aktual, shkruan KOHA Ditore.

Shërbimin HBO NOW e përdorën 50% më shumë shikues sesa kur ishte finalja e sezonit të kaluar dhe 97% më shumë se premiera e sezonit të kaluar. Në përgjithësi, e diela e kaluar ka qenë deri më tani nata më e kërkueshme për HBO streaming, kështu që në të gjithë botën ka pasur vështirësi në 3 të mëngjesit prandaj episodi është vonuar në HBO GO, por vështirësitë u mënjanuan me shpejtësi. HBO e ka edhe shikueshmërinë e përgjithshme të sezonit të shtatë (televizion, streaming, shikim të mëvonshëm, on-demand), e cila është madje 32.8 shikues për episod. Për krahasim, sezoni i gjashtë u shikua nga një total prej 25.7 milionë shikuesish për episod, i pesti 20.2 milionë, i katërti 19.1 milionë, i treti 14.4, i dyti 11.6 milionë, dhe i pari 9.3 milionë.

Episodi i dytë i sezonit të tetë të “Game of Thrones” është caktuar për 21 prill apo 22 prill në 3 të mëngjesit në kohën tonë (në të njëjtën kohë me premierën amerikane) dhe më vonë po atë ditë në ora 20.