Për shumë kohë mediat zvicerane kanë paraqitur çmimin e veturave me të cilët lojtarët e Zvicrës janë paraqitur në kampet përgatitore të përfaqësueset. Pasi veturat private janë zëvendësuar me taksi të angazhuar nga federata, gazeta “20 Minuten” ka paraqitur vlerën e atleteve të lojtarëve.
Çmimi i tyre, sipas gazetës zvicerane, shkon prej 100 deri në 1500 franga. Atletet më të shtrenjta i kishte Breel Embolo me çmim prej 1500 franga zvicerane.
Vlera e atleteve të Granit Xhakës është raportuar të jetë 170 franga. Nico Elvedi kishte atlete në vlerë 100 franga.
Zvicra po përgatitet për ndeshjen ndaj Serbisë.
VIDEO: