Showbiz

Plas “sherri” mes Mc Qoppes dhe Mozzikut pas intervistës në KTV

Reperi Mc Qoppa i ftuar në emisionin “Express” në KTV javën e kaluar, foli për raportet e tij jo të mira me Mozzikun. Dyshja nuk kanë pasur marrëdhënie të mira viteve të fundit.

Mc Qoppa ka thënë se “Mozziku është fans i imi. Ai më ka shkruar disa herë”. Reperi nga Prizreni madje foli edhe për Unikkatilin, me të cilin kishin disa konflikte përmes këngëve në të kaluarën.

Pas këtyre fjalëve të Mc Qoppes në KTV, ka reaguar Mozziku që ka publikuar video në Instagram me këngën e Unikkatilit të quajtur “Lujna Lojna”, e cila konsiderohet si “diss” ndaj Mc Qoppes.

“O Mozzik jeta m’ka përplas e ti po lyp armik”, ishte kundërpërgjigja e Qoppes ndaj reperit nga Ferizaji.

Image
 
Mozzik ka qenë fans i imi thotë Mc Qoppa

Mozzik ka qenë fans i imi thotë Mc Qoppa . . #mozzik #mcqoppa

Posted by Express-KTV on Wednesday, January 19, 2022