Showbiz

Pete Davidson i nënshtrohet trajtimit për shëndetin mendor

Pete Davidson

Pete Davidson

Komediani Pete Davidson, i cili ka anuluar disa show në New Jersey të Floridas, tani do t'i nënshtrohet trajtimit për shëndet mendor.

“30 vjeçi e mori vendimin për të kërkuar asistencë mjekësore prapë pasi qëllimi i tij është që gjithnjë ta ketë në prioritet shëndetin mendor”, ka thënë një burim për revistën People.

Ai ka shtuar se familja edhe miqtë e tij janë të lumtur që ai po e bën këtë.

Ylli pati thënë se nuk konsumon më drogë përveç kanabisit, pasi kishte pranuar se ka konsumuar shumë lloje të substancave narkotike.

“Nuk mund ta lë kanabisin ende. Është i vetmi që më ka mbetur, pasi i kam marr të gjitha, kokainën, ketaminën e shumë pilula. Pra tani jam në përfundim, më ka mbetur vetëm kanabisi të cilin do ta konsumoj për pak më gjatë”, pati thënë ai në turneun e tij “Pete Davidson: Rehab”, më parë gjatë këtij muaji.

Ndër vite, komediani ka qenë mjaft i hapur me adhuruesit e tij rreth problemeve me shëndetin mendor. Ai në vitin 2018  pati thënë për revistën Variety se që kur ishte nëntë vjeç shkon nëpër qendra për trajtim.

Lajmi vjen një muaj pasi Davidson është ndarë nga e dashura, aktorja Madelyn Cline.

Ata u njoftuan në shtator të vitit 2023 dhe u panë dorë për dorë në publik një muaj më vonë kur komediani mori aktoren në një afterpary pas spektaklit “Saturday Night Live”(SNL).

Davidson në vitin 2022 ishte në lidhje për nëntë muaj me yllin televiziv Kim Kardashian.

Ai pati marrë trajtim për stresin post traumatik gjatë verës së kaluar.

Vitin e kaluar ai është dënuar për shkak të një përplasje me veturë, aksident ky që kishte ndodhur në Beverly Hills.