Showbiz

Pas zjarreve vdekjeprurëse në Los Angeles, Miley Cyros kujton momentin kur iu dogj shtëpia

Miley Cyrus

Ylli 32-vjeçar i popit, Miley Cyrus, ka kujtuar ditën kur ka humbur shtëpinë e saj në Woolsey Fire.

Pas zjarreve vdekjeprurëse që po shpërthejnë në Los Angeles, Cyrus ka thënë se nuk do ta harrojë kurrë se si u ndje kur iu dogj shtëpia në vitin 2018.

Ajo publikoi në llogarinë e saj në Instagram një fotografi të mbetjeve të shtëpisë së saj të vjetër.

"Ky imazh më godet fort në zemër sot. Kjo është një foto e bërë nga veranda ime e përparme në vitin 2018 pasi humba shtëpinë në zjarret e Woolseyt. Është një ndjenjë që nuk e harron kurrë të ecësh deri te dera nëpër të cilën ke kaluar çdo ditë, duke pritur me padurim të përshëndetësh më të dashurit tu, por në vend të kësaj të shihni një grumbull hiri e rrënoja”, ka shkruar ajo. 

Ajo tutje ka shtuar se i dhemb shpirti për ata që e përjetojnë këtë shkatërrim. 

“Është përtej zemërthyerjes. Los Angelesi përfaqëson 'të jetosh 'ëndrrën', por realiteti sot është rrënoja dhe shkatërrimi”, ka shtuar ajo. 

Të paktën 16 persona mendohet se kanë vdekur mes zjarreve, megjithëse numri i saktë i viktimave nuk dihet ende.