Showbiz

Pas thashethemeve se janë ndarë, Ben Affleck dhe J.Lo shihen me unaza të martesës

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Çifti i shumëpërfolur i Hollywoodit, artistja me prejardhje latine, Jennifer Lopez, dhe aktori, Ben Affleck, janë parë të dalin të dalin me unaza të martesës me 16 maj.

Ata janë parë veçmas të enjten dhe të dy kishin të vendosura unazat e tyre të martesës, ani pse kohët e fundit ka pasur thashetheme se janë ndarë.

Affleck është parë duke ngarë veturën vetëm në Los Angeles, ndërsa në dorën e vendosur jashtë dritares së veturës shihej unaza e tij e martesës.

Ben Affleck me veturë në Los Angeles

Kurse Jenniferi, u pa me unazën e saj të martesës ndërsa po shkonte në studio vallëzimi në Los Angeles, raporton TMZ.

Jennifer Lopez duke shkuar në studio vallëzimi


Cifti nuk janë parë bashkë që nga 30 marsi në New York.

J.Lo dhe Ben më 30 mars në New York

Çifti ende nuk ka bërë asnjë koment lidhur me çështjen.

Shumë media kanë shkruar, madje edhe një burim ka folur se ata po ndahen pasi që Lopez u shfaq vetëm në ngjarjen më të madhe të modës, ku ishte edhe njëra nga nikoqiret, MET Gala. 

Affleck ka thënë se nuk ishte i pranishëm pasi po merrej me xhirimet e filmit “The Accountat 2” në Los Angeles, ndërkohë që gruaja e tij, ditëve të fundit është parë duke kërkuar një shtëpi.

J.Lo duke kërkuar shtëpi në Los Angeles

Ata ishin në lidhje, para se të ndaheshin në vitin 2003. Njëzet vjet më pas ata rifilluan lidhjen dhe u martuan.
Projektet e fundit, filmike e muzikore,”This is Me... Now”, Jenniferi ia kushtoi dashurisë ndaj Affleckut duke shpalosur shumë të pathëna përmes albumit, filmit e dokumentarit.

J.Lo dhe ben Affleck, tetor 2002