Pas kualifikimit në finale, Jonida Maliqi rrëfen emocionet e para
17 maj 2019 15:42
Shpërndaje në:
Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi ka bërë histori. Kënga e saj “Ktheju Tokës” me të cilën ajo fitoi Fest 57 në RTSH, është kualifikuar të enjten për në natën e tretë të Festivalit Europian të Këngës që po mbahet në Tel Aviv.
Një natë më parë, këngëtarja Jonida Maliqi, performoi në skenën e madhe të ‘Eurovision” në Tel Aviv. Kënga e saj “Ktheju Tokës” arriti që të kualifikohej për në natën e tretë të Festivalit Europian të Këngës.
Sot Jonida ka reaguar për herë të parë pas kësaj arritje, duke treguar emocionet që pati gjatë performancës dhe më pas, transmeton panorama.
Këngëtarja ka publikuar një video në profilin e saj në “Instagram”, ku shfaqet momenti kur prezantuesit përmendin Shqipërinë që kalon në finale, dhe më pas Jonida Maliqin, e cila tregon emocionet e para.
Kënga e përfaqësueses së Shqipërisë një himn dhe thirrje emigrantëve për të dashur vendet e tyre, u prit me ovacione dhe thirrje të fuqishme, kur u njoftua se Shqipëria u kualifikua.