Travis Barker dhe bashkëshortja e tij shtatzënë Kourtney Kardashian janë parë të largohen nga një spital në Los Anlegos, pasi ai dhe grupi i tij shtynë turneun e tyre për një "çështje urgjente familjare".
Imazhet e siguruara nga Page Six tregojnë bateristin Blink-182, 47-vjeçar, dhe yllin e reality TV, 44-vjeçre, duke dalë një spital. Kourtney dukej e zymtë, derisa hyri mbrapa në makinë.
Ngjarja vjen një ditë pasi Travis njoftoi në rrjetin social “X” se ai duhej të shkurtonte turneun evropian të grupit të tij për shkak të një rasti emergjent familjar.
Grupi i tij, në një deklaratë online të premten e javës së kaluar tha se “për shkak të një çështjeje urgjente familjare, Travis është dashur të kthehet në shtëpi në Shtetet e Bashkuara”.
Disa orë para deklaratës, muzikanti kishte postuar një fotografi të një dhome lutjesh në aeroportin e Glasgout ku shkruante “Së bashku lutemi”.
Ish-gruaja e tij Shanna Moakler, 48 vjeç, tha se po "lutej" për yllin e rokut dhe gruan e tij pasi dëgjoi lajmin për shtyrje të turneut.
Modelja, e cila me Travis ka dy fëmijë, u tha fotografëve se nuk e di se çfarë po ndodh. "Padyshim, sa herë që ata duhet të anulojnë shfaqjet, kjo është një gjë shumë e madhe. Thjesht po lutem që familja e tij e afërt dhe foshnja, Kourtney dhe të gjithë të jenë të sigurt dhe në rregull", tha ajo.
Travis dhe Kourtney u martuan në maj të vitit 2022 dhe në qershor të këtij viti çifti zbuloi se po presin një fëmijë. (Përgatiti Vita Abrashi - Kajtazi)