Ylli i mirënjohur televiziv, Paris Hilton, ka thënë se gjithmonë ka ëndërruar të ketë një vajzë me emrin London dhe ka thënë se mëmësia për të ka shumë më shumë rëndësi se sa fama e paraja.
Ndërkohë ajo kishte bërë disa këngë në vitin 2000, përfshirë hitin “Starts Are Blind”, por tani është bashkuar me këngëtaren Sia për krijimin e një kënge të re, në të cilën do të tregojë se sa më shumë rëndësi për të ka mëmësia se sa fama e paraja, shkruan Femalefirst.
Paris po shpreson që kjo këngë të shërbejë si mesazh fuqizues për adhuruesit në mbarë botën.
“Mëmësia më ka inspiruar të bëj një këngë thellësisht personale me shoqen time Sian, e cila do të quhet ‘Fame Won’t Love You’. Kënga do të shërbejë si një rikujtim se lidhja speciale që ndjej me fëmijët e mi, burrin e familjen është më e vlefshme se çdo gjë tjetër në botë”, ka thënë Paris, ndërkohë që këngën e quajti një lloj “himni” që do të t’i fuqizojë njerëzit të mbajnë lidhjet e shenjta edhe më afër zemrës, çfarëdo që të jenë, lidhje familjare, shoqërore apo raportet me vete.
Ajo gjithashtu ka thënë se shpreson që të gjithëve të iu pëlqej kënga po aq sa i pëlqen asaj.
“Prej se e mbaj veten në mend kam ëndërruar ta kem një vajzë të quajtur London, jam shumë e lumtur që tani ajo është këtu dhe e vlerësoj shumë çdo moment që e kaloj me të. Bashkë me Phoeniksin, dy bebet e mia engjëj më kanë shfaqur një dashuri që as që e kam ditur se do të jetë kaq e thellë para se të bëhesha nënë”, ka shkruar ylli në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram.
