Showbiz

Paralajmërohet sezoni i dytë i serisë “Titans”

Ka mbërritur traileri i parë për sezonin e dytë të serialit “Titans”, dhe ai na sjell pamjet e para të disa personazheve të reja, në mesin e të cilave është edhe qeni, dhe atë superqeni Krypto. Por ai është vetëm njëri nga personazhet i cili shfaqet në njoftimin e parë të sezonit të ri, mes të cilëve janë edhe Superboy (Joshua Orpin), Deathstroke (Esai Morales) dhe ylli i “Game of Thrones” Iain Glen si Bruce Wayne.

Detajet e ngjarjes së sezonit të dytë janë ende të panjohura, por është e qartë se në të do të jenë shumë superheronj. Traileri gjithashtu nuk zbulon shumë lidhur me ngjarjen, vetëm se e paralajmëron një ekip të rritur të “Titans”.

Image

Në sezonin e parë të serisë kishim parë Robinin/Dick Graysonin (Brenton Thwaites) i cili bashkohet me Beast Boy (Ryan Potter) dhe Starfire (Anna Diop) për ta mbrojtur vajzën e superfuqishme (Teagan Croft) nga babai i saj djallëzor, shkruan KOHA Ditore. Gjatë rrugës, ata takuan personazhe të tjera të famshme të DC, siç janë Donna Troy/Wonder Girl (Conor Leslie), Hawk (Alan Ritchson) dhe Dove (Minka Kelly).

Në sezonin e parë nuk mundëm ta shihnim ndonjë moment të madh të bashkimit të të gjithë superheronjëve, por traileri në sezonin e dytë na premton pikërisht këtë. "Këta janë Titanët e rinj”, thotë Dick. "Nuk ka ndihmës. Ne jemi partnerë. Ia ruajmë shpinën njëri-tjetrit".

Sezoni i ri i Titans fillon me transmetimin më 6 shtator.