Showbiz

Dukjet më të bukura nga tepihu i kuq i “Grammy 2025”

Tepihu i kuq i ceremonisë së ndarjes së çmimeve "Grammy"

Tepihu i kuq i ceremonisë së ndarjes së çmimeve "Grammy"

Foto: Associated Press

Tapeti i kuq i ceremonisë “Grammy 2025” ishte plot me momente të paharrueshme mode. 

Megjithatë, duke marrë parasysh se në ceremoninë e këtij viti u nderuan viktimat dhe ata që ndihmuan gjatë zjarreve të fundit në Los Angeles, shumë mysafirë zgjodhën të mbanin veshje më të thjeshta, por, sipas CNN të paharrueshme.

Alicia Keys e veshur me brendin "Dolce & Gabbana"

Me ngjyrë të zezë, një trend i njohur në ngjarje të tilla, ishin veshur shumë të ftuar, duke përfshirë këngëtaren Miley Cyrus me një fustan nga brendi “Saint Laurent” dhe artisten Olivia Rodrigo, që kishte një fustan me litarë nga brendi “Versace”. 

Miley Cirus me vehsje nga "Saint Laurent"
Olicia Rodrigo me fustan  nga "Versace"

Këngëtarja Lady Gaga u paraqit në tepih të kuq me një fustan të gjatë nga brendi “Vivienne Westwood”, ndërsa disa të tjerë e trajtuan ngjarjen me një qasje më të lehtë, si artisti J Balvin me një xhaketë të mëndafshtë nga brendi “Dior” dhe këngëtarja Billie Eilish që i shtoi një kapelë kostumit të saj “Prada”.

Lady Gaga me fustan nga "Viviene Westwood"
J Balvin me kostum nga brendi "Dior"
Billie Eilish me veshje nga "Prada"

Për të mbështetur Los Angelesin, shumë artistë mbajtën broshë në forë të zemrës me ngjyre të kaltër në mbështetje të “MusiCares”, një organizatë bamirësie që mbledh fonde për profesionistët e industrisë muzikore që u preken nga zjarret. Disa nga ata që mbajtën broshë të tillë janë Brittany Howard, Jaden Smith dhe Jacob Collier.

Të famshmit me broshe

Një tjetër detaj i veçantë këtë vit ishte përdorimi i puplave, që shtuan volum dhe drama në veshje. Këngëtarja Sabrina Carpenter shkëlqeu në një fustan të personalizuar nga “JW Anderson” me pupla, ndërsa reperja Cardi B solli në tepih të kuq një fustan në formë sirene nga brendi “Roberto Cavalli Couture”, bishti i të cilit ishte i mbushur me pupla ngjyrë kafe dhe të zezë.

Sabrina Carpenter me fustan nga "JW Anderson"
Cardi B me fustan nga "Roberto Cavalli"

Charli XCX dhe Chappell Roan, dy nga artistët më të nominuar të natës, shkëlqyen me veshje nga “Jean Paul Gaultier”, me Charlin që zgjodhi një veshje të personalizuar nga koleksioni pranverë-verë 2025 i këtij brendi, ndërsa Roan e zgjodhi një veshje nga koleksioni i modës së lartë pranverë 2003. Të dyja veshjet përmbanin rrudha dhe tule që tërheqin vëmendjen.

Charli XCX me veshje nga "Jean Paul Gaultier" koleksioni pranverë/verë 2025
Chappell Roan me veshje nga "Jean Paul Gaultier", koleksioni pranverë/verë 2003

Një tjetër trend ishin nuancat e ngjyrës se quajtur “nude” (ngjyra e lëkurës), që variuan nga më të thjeshtat, si fustani pa mëngë i artistes Madison Beer dhe detajet e holla të Shakiras në fustanin e saj “Etro”, deri te ato më provokuese, si mini-fustani i tejdukshëm i gruas së Kanye Westit, Bianca Censorit, që la pak për imagjinatën.

Madison Beer me fustan nga "Etro"
Shakira me fustan nga "Etro"

Disa nga pamjet më të bukura dhe më të guximshme të natës sipas CNN:

Janelle Monáe zgjodhi një paletë të errët, me stilisten e saj Alexandra Mandelkorn që ka thënë për Hollywood Reporter se “veshja e gjërave ekzagjeruese në masë të madhe apo të tepruar nuk duket gjë e duhur pas zjarreve në LA”.

Taylor Swift solli një ngjyrë të gjallë në një fustan të personalizuar “Vivienne Westwood”, me fansat që spekulonin nëse “T” në zinxhirin e saj në këmbë ishte për “Taylor” apo “Travis Kelce”.

Shaboozey, ylli i muzikës country-pop, shkëlqeu në një xhaketë të argjendtë dhe shall të përputhur.

Cynthia Erivo tërhoqi vëmendjen me pjesën e lartë metalike nën fustanin e saj nga brendi “Louis Vuitton”.

Cynthia Erivo

Doechii u vesh me brendin “Thom Browne” me korset dhe këmishë.

Chrissy Teigen me fustan me material me rrjetë të tejdukshme me ngjyrë të zezë nga brendi “Christian Siriano”, u shoqërua nga burri i saj, këngëtari John Legend, i cili kishte veshur një kostum ngjyrë kafe të errët nga brendi “Louis Vuttion”.

Chrissy Teigen dhe John Legend