Në dyvjetorin e vdekjes së Kim Porterit, muzikanti i njohur Sean ‘Diddy’ Combs e nderoi me fjalë prekëse, ish të dashurën e tij.
Ikona e muzikës e ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për ta kujtuar ish të dashurën, njëherësh nënën e djalit King, dy vajzave të tij binjake, Jessie James dhe D’Lila Star, dhe djalit të adoptuar të tyre, Quincy.
51-vjeçari Puff Diddy, i ka postuar disa fotografi të të ndjerës Kim Porter, e cila vdiq në vitin 2018 nga pneumonia në moshën 47-vjeçare, duke i ndarë disa kujtime nga koha kur ata ishin bashkë.
“Mbretëresha Kim Porter! E pazëvendësueshme... Të dua përgjithmonë”, shkruhej në postimin e reperit dhe producentit të njohur.
Diddy i cili i ka edhe dy djem tjerë nga lidhjet e mëparshme, në të kaluarën e kishte pranuar se vdekja e Porterit kishte bërë që ai, ta ndryshojë pikëpamjen mbi jetën dhe gjërat që kanë rëndësi për të.