Reperi me famë botërore, P.Diddy, emri i vërtetë i të cilit është Sean Diddy Combs, është braktisur edhe nga firma ligjore që e mbronte, “Grubman, Shire, Meiselas & Sacks”.
Avokatët e braktisën reperin për shkak të numrit dhe natyrës së padive që ai mori, gjithsej 8, për sulm seksual, përdhunim, drogim, trafikim me qenie njerëzore, e shumë akuza të tjera, shkruan “FemaleFirst”.
Më parë është raportuar se këngëtarja 38-vjeçare, Lady Gaga, e cila është kliente e kësaj firme ligjore, u ka bërë presion avokatëve që ta braktisin P.Diddyn, gjë për të për cilën firma ka deklaruar se nuk është e vërtetë.
“Vendimi jonë për të ndarë rrugët me z.Combs, nuk ka të bëjë me asnjë artist që përfaqësojmë. Vendimi është marrë nga partnerët brenda firmës disa muaj më parë, sepse menduan se është gjëja e duhur për të bërë”, ka thënë një zëdhënës i firmës për “Page Six”.
Ditë më parë “NewsNation” ka raportuar se Gaga u ka thënë avokatëve të kësaj firme, se nëse nuk e braktisin P.Diddyn, ajo do të largohej. Por një burim i ka thënë “PageSix” se kjo bisede nuk ka ndodhur asnjëherë.
Shumë kompani të cilat kishin marrëveshje me reperin, janë larguar dhe i kanë ndarë rrugët me të për shkak të padive.
“New York Post” pati raportuar se kryebashkiaku, Eric Adams, e ka tërhequr çelësin e qytetit që ia pati dhënë P.Diddyt, tri javë pasi CNN nxori pamjet e kamerave të sigurisë të hotelit, ku shihej reperi duke rrahur partneren e tij të atëhershme, këngëtaren Cassie, në vitin 2016.
Kohët e fundit P.Diddy ka fshirë gjithçka nga llogaria personale në rrjetin social Instagram, ku ka 9.9 milionë ndjekës.