Hollywood

Orlando Bloom tregon se Katy Perry e mbështet në ëndrrat që ka

Katy Perry dhe Orlando Bloom

Katy Perry dhe Orlando Bloom

Foto: Associated Press

Ylli i mirënjohur i Hollywoodit, Orlando Bloom, ka treguar gruaja e tij e famshme, këngëtarja, Katy Perry, e mbështet në ëndrrat që ka. 

“Të dy respektojmë rrugët që kemi zgjedhur dhe mendoj se ajo e di që kjo është diçka që kam zgjedhur. Ajo e di se mbështetja e saj është e nevojshme për mua. Ajo është e mrekullueshme në këtë drejtim sepse më mbështet t’i përmbush ëndrrat”, ka thënë Bloom për ENews.

Ndërkohë, së fundmi Katy ka marr vendim që pas shtatë vjetësh të largohet nga roli i saj si pjesëtare e jurisë në spektaklin “American Idol”.

“Ajo e ka bërë shumë mirë këtë punë. Ka vizion të mprehtë dhe e do muzikën me të vërtetë, ka qejf t’i mbështesë njerëzit dhe e bën shumë mirë”, ka thënë tutje aktori.

Ai ka shtuar se gruaja e tij kalkulon çdo rrezik dhe sipas tij kjo bën atë ta respektojë edhe më shumë.

“Është diçka nga e cila mësoj çdo ditë. Ajo e do jetën, por nuk dëshiron ta tmerrojë veten pa nevojë”, ka thënë ylli.

Orlando Bloom dhe Katy Perry janë takuar në vitin 2016, tani janë të fejuar dhe kanë një vajzë bashkë.