Aktorja Olivia Munn ka folur hapur për sfidat dhe gëzimet që i ka sjell mëmësisa, duke e krahasuar këtë përvojë me shkuarjen në planetin Mars.
Në një intervistë për “Today with Jenna and Friends”, 44-vjeçarja, e njohur për rolin në filmin “The Babymakers”, ka rrëfyer se jeta e saj ka ndryshuar rrënjësisht pas ardhjes në jetë të vajzës së saj, Méi, e cila lindi nga një nënë surrogate, ka shkruar FemaleFirst.
“Është kaq argëtuese çdo ditë. Por ndiej sikur sapo kam zbritur në Mars. Është e pabesueshme. Si ia del dikush me këtë?”, ka thënë ajo.
Munn, e cila është e martuar me komedianin John Mulaney, gjithashtu ka treguar se si përshtatja pas lindjes së dy fëmijëve e ka çuar në momente të vështira emocionale. Duke kujtuar periudhën pas lindjes së Méi, në muajin shtator, ajo ka thënë se ndërsa burri i saj ishte i angazhuar në prova dhe shfaqje teatrale, djali i tyre trevjeçar, Malcolm Hiệp, po përjetonte ndjenja xhelozie ndaj motrës së vogël.
“Ishte duke bërtitur, duke qarë dhe thoshte gjëra që më lëndonin. U dorëzova dhe shpërtheva në një të qarë që nuk e kisha provuar kurrë më pare”, ka thënë Munn.
Megjithatë, ajo ka thënë se ky moment e ndihmoi të kuptonte diçka të rëndësishme.
“Isha e dërrmuar, por më pas më erdhi një ndriçim: Nëse Zoti do, ne do të punojmë gjithmonë kaq shumë, do të jemi gjithmonë në lëvizje. Jemi me fat”, ka thënë aktorja.
Ylli mendon se situatat sfiduese në familjen e saj shpesh përfundojnë me të qeshura, duke i ndihmuar ata ta kalojnë më lehtë çdo moment të vështirë.
Munn dhe Mulaney u bënë prindër për herë të parë në muajin nëntor të vitit 2021 me lindjen e Malcolm Hiệp. Për shkak të diagnostikimit me një formë agresive të kancerit të gjirit në prill 2023, Munn iu nënshtrua një mastektomie të dyfishtë dhe disa operacioneve të tjera.
“Mendova: Ka aq shumë gra atje jashtë që janë si unë. Ndoshta nuk e kanë idenë. Dhe mund të jetë tepër vonë kur ta zbulojnë”, pati thënë ajo në një intervistë për Time.
Pas kësaj eksperience, aktorja është bërë një zë i fuqishëm për ndërgjegjësimin rreth kancerit të gjirit, duke inkurajuar gratë të kryejnë kontrolle të hollësishme shëndetësore.
Ajo së fundmi ka treguar për një moment prekës në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, duke postuar një video ku vajza e saj qëndronte në këmbë për herë të parë, ndërsa ajo e inkurajonte duke i thënë “bravo! shumë mirë!”.