Showbiz

Olivia Munn dhe John Mulany janë martuar

Olivia Munn dhe John Mulany

Olivia Munn dhe John Mulany

Ylli, Olivia Munn, është martuar me partnerin e saj, John Mulany, në një ceremoni private në shtëpinë e një miku në New York.

Një burim i afërt me Mulanyn i ka thënë revistës Poeple se çifti kishte një ceremoni të thjeshtë martesore. Të pranishëm në dasmë ishin djali i tyre 2 vjeç dhe një dëshmitar.

Më parë gjatë këtij viti, Munn, pati bërë të ditur se i është nënshtruar operimit për kancer të gjirit.

“E kupton që kancerit nuk i intereson kush je, nuk i intereson se a ke fëmijë apo që nuk ke kohë. Vjen dhe nuk ke zgjedhje tjetër pos ta përballosh”, pati thënë Munn në prill.

Ajo pati vlerësuar mbështetjen që i ka ofruar Mulany duke thënë se do t'i dukej “sikur po ngjiste majën e një akullnaje, po të mos ishte ai”.

Kjo martesë është e para për Munnin kurse e dyta për Mulanyn.

Komediani, më parë ishte i martuar me artisten Anna Marie Tendler.

Munn dhe Mulany janë njohur në vitin 2021 në Los Angeles.