Showbiz

Olivia Culpo blenë shtëpinë e George Clooneyt

Olivia Culpo dhe Christian McCaffery George Clooney

Miss Universi në vitin 2012, Olivia Culpo dhe burri i saj, Christian McCaffery janë blerësit e shtëpisë së aktorit të njohur, George Clooney.

Aktori i filmit “Wolfs” dhe gruaja e tij, Amal, së fundmi patën zbuluar se po e shesin shtëpinë e tyre me gjashtë dhoma gjumi në Los Angeles për 14 milionë dollarë, dhe tani TMZ ka raportuar se blerësit janë Culpo dhe burri i saj.

Shtëpia e cila është e tëra e rrethuar me pemë, më parë ishte nën pronësi të Stevie Nicks, i cili ia kishte shitur Clooneyt për 2.2 milionë dollarë 30 vjet më parë.

Coulpo dhe McCaffery blenë shtëpinë tre muaj pas martesës.

Modelja 32 vjeçe, e cila kishte filluar lidhjen me atletin në vitin 2019, së fundmi ka treguar se sa shumë i ka pëlqyer dasma e saj.

“Më ka pëlqyer çdo pjesë e dasmës sime sepse e dua burrin tim dhe të gjithë njerëzit që ishin të pranishëm. Zgjedhjet që kam bërë janë ato për të cilat dua të jem krenare 50 vjet më vonë. Dhe kjo është e tëra”.

Ajo më pas pati treguar se sa të emocionuar ishin ajo dhe burri i saj kur e panë njëri -jetrin në ditën e dasmës.

“Ai ishte shumë i gëzuar dhe shumë i emocionuar. Unë po dridhesha, ishte diçka shumë speciale dhe e di që ai moment është ngulitur thellë në memorien tonë”.

Ani pse është përballur me shumë kritika rreth fustanit të saj të bardhë me mëngë të gjata, Culpo, e cila veshi një fustan nga brendi i njohur Dolce&Gabbana, nuk është pishman për zgjedhjen që ka bërë.

“Doja të ndihesha vetja me plot kuptimin e fjalës dhe aty mora vendimin për të veshur atë fustan. Qëndroni besnike ndaj vizionit që keni për veten dhe mos e vritni mendjen për asgjë. Pavarësisht se çfarë vishni e si i kini flokët, do të dukeni shumë bukur sepse është ditë e bukur”, ka thënë ndër të tjera Culpo.