Reperi i famshëm shqiptar Noizy në emisionin “1KL” në KTV ka telefonuar shoqërinë e tij, të cilën e ka falënderuar, dhe u ka thënë se fal tyre është këtu ku është sot.
Ai e ka ftuar shoqërinë e tij të marrin pjesë në koncertin në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë më 14 gusht, dhe u ka bërë thirrje të bëjnë një lutje për të që të shkojë çdo gjë mirë.
“Doja të ju falënderoja shumë që më keni qëndruar besnikë gjatë karrierës sime. Nuk e di se si mund t’ua shpërblejë. Shpërblimi më i mirë për ju është koncerti i datës 14 gusht që do të mbahet në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë. Do të doja të ju kisha të gjithëve aty që të më përcjellni të njëjtën energji që më keni përcjellë gjatë gjithë këtyre viteve karrierë. Do ja u shpërblejë me një performancë që do ta mbani mend gjithë jetën. Ndoshta disa nga ju s’keni mundësi pasi jeni rritur dhe jeni bërë prindër tash, apo keni obligime tjera. Disa nuk jetoni në Shqipëri. Edhe ju që nuk keni mundësi të vini do t’ju kisha lutur të bëni një lutje për mua që çdo gjë të shkojë mirë për fansat që do të jenë aty. Ju falënderojë, ju pres e ju përqafoj. S’do të ju harroj. Sepse fal jush jam unë që jam sot. Dhe këtë do ta kem tatu gjithë jetën time”, tha Noizy gjatë telefonatës.
Noizy: Fal jush, jam ketu ku jam sot, beni nje lutje per mua… @noizy @noizy_alphashow @labinotsgash #TV #Show #1KafeMeLabin #LabinotGashi #Producer #KTV #TVShows #Music #Live #Caffe
Posted by 1 Kafe Me Labin on Sunday, August 7, 2022