Showbiz

Noizy ankohet për sistemin e drejtësisë në Kosovë

Reperi nga Shqipëria, Rigels Rajku i njohur me nofkën “Noizy, ka shprehur respekt për sjelljen e Policisë së Kosovës, por nuk i ka pëlqyer sistemi i drejtësisë në vendin tonë.

Reagimi i Noizyt vjen pasi u arrestua mbrëmë në pikën kufitare të Vërmicës pasi kishte një urdhëresë aktive nga Gjykata për shkak të një rrahje që kishte ndodhur gjashtë vite më parë në një nga hotelet e kryeqyetit.

Sipas reperit, arrestimi ka ndodhur pa e ditur ai se kishte një fletë-arrest për të.

Më poshtë mund të shihni reagimin e plotë të Noizyt.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)