Ines de Ramon, disenjatore e stolive, është e dashura e re e aktorit të Hollywoodit, Brad Pitt. Kjo është lidhja e tij e parë romantike publike pas divorcit me ish-gruan, aktoren Angelina Jolie.
Revista “People” ka raportuar se ata po kalojnë kohë të bukura së bashku.
Një burim i afërt i aktorit 59-vjeçar ka thënë se tashmë ai e prezanton disenjatoren 33-vjeçare si të dashurën e tij.
Pitt dhe De Ramon për herë të parë u shfaqën bashkë në ngjarjen e artit e filmit “ LACMA” në Los Angelos. Ata nuk pozuan për fotografët, por u panë së po kalojnë mirë nën shoqërinë e njëri-tjetrit gjatë ndejës.

“Të dy kanë kaluar shumë kohë së bashku këtë verë pasi kënaqen vërtet me shoqërinë e njëri-tjetrit dhe janë shumë të dashuruar”, ka thënë një tjetër burim.
Pitt pasi ishte divorcuar nga Jolie thuhet se ka pasur lidhje të tjera romantike duke përfshirë modelen Emily Ratajowski dhe yllin Nicole Poturalski.
Ndërkohë De Ramon ishte e martuar me aktorin Paul Wesley, nga i cili u divorcua në muajin maj të vitit 2022.