Njëra nga modelet që në njërën nga paditë kundër reperit të mirënjohur Sean Diddy Combs apo P.Diddy, akuzohet se është paguar nga ai për shërbime seksuale, i ka mohuar akuzat.
P.Diddy ka aktualisht disa padi kundër tij në gjyq, në të cilat akuzohet për trafikime, dhunime, e sulme seksuale.
Në njërën nga këto padi, ish-bashkëpunëtori i tij Rodney (Lil Rod), e akuzon reperin se ai ka paguar tri modele për shërbime intime, duke përfshirë modelen Jade Ramey.
Përmes publicistit të saj, Jade ka thënë se ka qenë në lidhje romantike me Diddyn, por nuk është paguar asnjëherë nga ai për shërbime intime.
“Po kam qenë në lidhje me të. Por të jesh në lidhje me të, nuk do të thotë se këto pretendime false janë të vërteta”, ka thënë Jade.
“Fatkeqësisht kemi hyrë në kohëra që kur përkujdesesh me dikë apo kur kujdesesh menjëherë qortohesh nga opinionet e syrit publik. Diçka që për ju është zbavitëse, është jeta reale për dikë tjetër dhe ndjenjat e mija nuk patën asnjëherë për qëllim që të argëtojnë syrin publik e as nuk qëndrojnë për diskutime. Duhet të jemi më të kujdesshëm si shoqëri kur përqeshim jetët e njerëzve dhe lidhjet e tyre vetëm për t’u zbavitur vet. I vlerësoj të gjitha mesazhet mbështetëse që kam marr përgjatë kësaj kohe. Faleminderit”, ka thënë modelja përmes publicistit, për Entertainment Tonight.
Në padi, Rodney pretendon se P.Diddy i ka paguar për shërbime intime modelet Jade e Daphne Joy, e cila po ashtu i ka mohuar akuzat, si dhe reperen Young Miami, me të cilën reperi ka qenë po ashtu në lidhje romantike.
Producenti Lil Rod, e ka paditur P.Diddyn për sulm dhe ngacmim seksual si dhe pretendon se është mashtruar për punën që ka bërë për 50 mijë dollarë, në albumin e reperit “The Love Album: Of the Grid”, të cilin e ka bërë gjatë vitit 2023.
P.Diddy ka qenë cak i katër padive nga katër gra të ndryshme, duke përfshirë një padi nga ish-e dashura e tij Cassie, me të cilën ishte në lidhje për 10 vjet.
Si shkak i këtyre padive përgjatë muajit të kaluar janë bastisur dy prona të tij.
Padia e Cassiet u tërhoq një ditë pasi ajo e paraqiti, pasi dyshja e kishte rregulluar këtë çështje privatisht.
Megjithatë Diddy i ka mohuar të gjitha akuzat përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në përgjigjën në padi ai ka mohuar akuzat e paditëses Jane Doe, duke thënë se asnjëherë nuk mori pjesë në asnjë nga ngjarjet e pretenduara.