Aktorja e mirënjohur e Hollywoodit, Nicole Kidman, ka thënë se ndihet me fat që e ka familjen afër pasi është person publik e ka karrierë të gjatë si aktore.
“Kam motrën, nënën, mbesat, nipërit, vajzat. Jam duke rritur dy adoleshentë të cilën janë të mrekullueshëm. Janë thjeshtë shumë njerëz të mirë dhe jam shumë me fat që kam Keithin, i cili është dashuria ime. Dashuria ime që e ndjej thellë, thellë në zemër. Familja më jep mundësi të bëj çfarëdo që dua të bëj sepse e di ku do të kthehem”, ka thënë aktorja për revistën People.
Ajo ka thënë se nuk është shumë e shoqërueshme sepse është e ndrojtur, ndërkohë që ka cekur se i pëlqejnë ndejat e darkat e vogla intime dhe qëndrimi tek të afërmit.
“Nuk kam qejf të dal në klube nate, por më pëlqen të kërcej, është qejf, më pëlqen muzika dhe dihet normalisht sepse jam e martuar me një muzikant, prandaj ajo është pjesë e madhe e jetës tonë. Udhëtimi është një nga dhuratat më të mira të kësaj pune”, ka thënë ajo duke vazhduar të tregojë se është australiane ndërkohë që ka lindur në Amerikë dhe dëshiron të jetë qytetare e botës e të punojë gjithkund.
“E kam pasur këtë mundësi. Kam udhëtuar në vende të ndryshme. Kam punuar me drejtues filmash të jashtëzakonshëm të kombësive të ndryshme që kishin marrëdhënie shumë të mira me shumë njerëz”, ka thënë 56 vjeçja.
Nicole Kidman, është e martuar me muzikantin Keith Urban me të cilin ka dy fëmijë, ndërkohë që ka edhe dy fëmijë të tjerë me ish-burrin, aktorin e mirënjohur Tom Cruise.