Tepihu i kuq i edicionit të 82-të të ndarjes se çmimeve “Golden Globes”, që u mbajt në Beverly Hilton të Kalifornisë, ishte mbushur me shkëlqim dhe ngjyra, duke sjellë një mori stilesh të jashtëzakonshme nga yjet e Hollywoodit.
CNN ka shkruar se e gjithë vëmendja ishte te ngjyra e artë.
Aktorja Mikey Madison, ylli i projektit filmik “Anora” tërhoqi vëmendjen me një fustan nga brendi i njojur “Bottega Veneta” me shkëlqim, aktorja, Ariana Grande ishte e mrekullueshme në një veshje nga arkivat e brendit “Givenchy” nga vitet 1960, ndërsa Zendaya shkëlqeu me një fustan me ngjyrë të artë metalike, të errët nga brendi i njohur “Louis Vuitton”.

Aktorja e njohur Demi Moore dhe Mindy Kaling gjithashtu u dalluan me fustane skulpturale nga brendet "Armani Privé" dhe "Ashi Studio", përkatësisht.

Cate Blanchett pati prezencë të fuqishme në tepih të kuq me një fustan të personalizuar nga brendi Louis Vuitton, të punuar me perla me nuancë ari.

Përveç ngjyrës së artë, u shfaqën edhe ngjyra metalike të tjera.
Aktorja e njohur Angelina Jolie, pati një fustan të qëndisur me perla argjendi nga Alexander McQueen, ndërsa modelja Cara Delevingne, kishte veshur një fustan me sedefe me ngjyrë të kaltër metalike.

Disa të famshëm të tjerë u dalluan gjithashtu me ngjyra "të guximshme".
Aktorja Dakota Fanning, e nominuar për rolin në projektin filmik “Ripley”, mahniti të pranishmit me një fustan të kuq nga brendi “Dolce & Gabbana”.
Aktorja Ali Wong e veshur me brendin “Balenciaga”, aktorja Sheryl Lee Ralph me fustan të personalizuar nga brendi “St. John” dhe aktorja Emma Stone e veshur me brendin “Louis Vuitton”, po ashtu lanë përshtypje me nuanca të ndryshme të ngjyrës së kuqe.
Në një ndryshim të zakonshëm nga etiketa tradicionale, aktori, Andrew Scott u shfaq me një kostum të kaltër të hapur nga brendi “Vivienne Westwood”, ndërsa aktori i flmik “Wonka”, Timothée Chalamet kishte veshur një kostum me lidhëse të kaltër të errët nga brendi “Tom Ford”. Aktori Jeremy Strong nga projekti filmik “Succession” pati veshje mjaft "të guximshme" me një kapelë të stilit “bucket”.

Të tjerë të famshëm që CNN vlerësoi se ishin veshur mirë në këtë ngjarje:






