Showbiz

Nga Rylan deri tek Alison Hammond: Yjet e reality shou që u bënë prezantues televizivë

Disa garues të Love Island tani kanë siguruar angazhime të prezantimeve televizive qëkur dolën nga vila. Por pse disa konkurrentë të reality TV dhe emisioneve për talente po tregojnë sukses si prezantues kur shumë të tjerë dështojnë?

Askush që e ka shikuar “Love Island” këtë vit nuk do ta harrojë Maura Higgins.

Pavarësisht nëse është fjala për sensin e saj të humorit, theksin e saj, karakteristikat e personalitetit të saj të madh - ajo ishte një dinamit i pamohueshëm në ekran.

Që është ndoshta arsyeja se pse është angazhuar për një rol në This Morning, për ta prezantuar segmentin e quajtur "Maura Than Meets The Eye". Ajo do ta marrë një seri sfidash në të gjithë vendin, si dhe të përballet me telefonin e saj.

Shoku i saj nga Island Ovie Soko e organizoi një segment gatimi me Ruth Langsford në This Morning javën e kaluar, ndërsa Curtis Pritchard është dakorduar ta bëjë serinë e dytë të The Greatest Dancer, ku do të takohet dhe intervistojë garuesit.

Por, në një industri e cila është kaq e vështirë për të arritur sukses, në ç’cilësi duhen ata të lidhen me shikuesit?

“Duhet të jesh i ndërlidhshëm, dhe kjo është një cilësi e një numri të yjeve të paharrueshëm të reality TV që nga fillimi", thotë Jill Robinson, reporter i lartë i showbizit në The Sun. "Ata thjesht kanë qenë vetë në ekran, ndërsa nëse mund të dalloni që dikush thjesht po e ndjek famën, kjo do t’ju largojë nga ai person."

Laura Jane Turner, redaktore televizive në Digital Spy, thotë se të qenit adhurues i vërtetë i emisionit ku shfaqeni është një nga gjërat kryesore që mund t'i afrojë shikuesit me yjet e reality TV.

"Kur Amy Hart, nga Love Island i sivjetëm e bëri një paraqitje në Loose Women, ajo nuk e fshehu faktin se ishte fanse e emisionit për 15 vjet”, thotë Turner.

“Kjo me gjasë rezonoi me shikuesit, dhe ajo e fitoi panelin gjithashtu, pasi Amy u ftua përsëri si paneliste e ftuar”.

Pjesëmarrësit e sivjetshëm të Love Island do të shpresojnë t’i ndjekin hapat e disa prej ish-emisioneve të mëparshme të talenteve apo yjeve të reality TV, të cilët kanë krijuar karriera prezantuese shumë të suksesshme.

Rylan Clark-Neal, për shembull, është bërë një nga fytyrat më të njohura të TV që kur u shfaq për herë të parë si garues në X Factor në vitin 2012.

Si konkurent i atij viti, karriera e tij mund të kishte shkuar lehtësisht në të njëjtën mënyrë si e Wagner dhe Honey G. Por Rylan iu afrua vetë shikuesve (dhe gjyqtarëve të emisionit) në një mënyrë që të tjerët nuk kishin arritur dot ta bënin.

“Edhe Gary Barlow, i cili kishte pak gjëra të mira për t’i thënë në lidhje me audicionin e tij, e vlerësoi personalitetin e tij - dhe është ndoshta ajo që e kaloi Rylan në emisionet live”, thotë Turner.

Shumica e yjeve të The X Factor duan karriera në industrinë e muzikës, dhe disa kanë patur sukses - si Little Mix dhe Olly Murs. Pra, megjithëse prezantimi televiziv nuk ishte karriera që Rylan mund ta priste, personaliteti i tij i pëlqyeshëm në The X Factor dhe performanca e tij e suksesshme në Celebrity Big Brother që pasoi ndihmoi në fillimin e një karriere në ekranin e vogël.

Që atëherë ai e ka dëshmuar talentin e tij të prezantuesit duke e udhëhequr This Morning dhe Big Brother's Bit On The Side, përpara se të angazhohej nga BBC për komentimin e Eurovisionit, së bashku me Strictly: It Takes Two dhe programin e tij Radio 2.

“Dëgjoni emisionin e tij dhe është e qartë se pse të huajt e shikojnë atë si një mik: ai është i ngrohtë, i mençur dhe e merr nënën e tij në telefon për tostet me proshutë dhe djathë”, shkroi Tim Jonze në The Guardian.

Ndërsa fakti që fitoi në Celebrity Big Brother e ndihmoi Rylan në rrugën e tij, Stacey Solomon dhe Scarlett Moffatt të dy e fituan serinë e tyre I’m A Celebrity... Get Me Out Of Here! - dhe të dy më pas e tërhoqën vëmendjen e drejtorëve të kastimit televiziv.

Të dy kishin filluar në emisione të ndryshme. Solomon doli e treta (pas Joe McElderry dhe Olly Murs) në serinë e vitit 2009 të The X Factor, ndërsa Moffatt u shfaq me familjen e saj në Gogglebox.

Që kur fitoi në I’m A Celebrity, Moffatt ka vazhduar të jetë e zënë si bashkë-prezantuese në Ant and Dec’s Saturday Night Takeaway, Iain Stirling’s Celbality, I’m a Celebrity: Extra Camp dhe Streetmate.

Solomon kaloi për pak kohë në një karrierë regjistrimi pas The X Factor, por suksesi i saj më i madh ka qenë larg muzikës. Ajo ishte një personalitet i natyrshëm televiziv – si bashkë-prezantuese e emisionit për lidhje Love Machine with Chris Moyles dhe punoi si një paneliste e ftuar në Loose Women një verë.

Ajo ishte aq e popullarizuar me shikuesit sa që ITV harxhoi pak kohë duke e bërë atë një pjesmarrëse të përhershme në panel.

“Njerëzit si Rylan, Alison Hammond dhe Stacey Solomon kurrë nuk e morën veten shumë seriozisht kur ishin në reality TV, dhe vetë-amortizimi shkon shumë larg", thotë Robinson. “Të jesh i gatshëm të qeshësh me veten tënde ose të bësh shaka në llogari tënden mund të jetë simpatike”.

Është interesante se tre nga tregimet më të spikatura të suksesit për prezantime dolën nga e njëjta seri e Big Brother.

Është intriguese, duke pasur parasysh që kanë qenë qindra garues të BB-së gjatë 20 viteve të fundit. Por duhet të ketë pasur diçka në kamerat CCTV në verën e vitit 2002, kur Alison Hammond, Adele Roberts dhe Kate Lawler morën pjesë në serinë e tretë.

Qeshja plotësisht infektive e Hammond ishte vetëm një faktor që e bëri atë një kandidate ideale për një rol prezantues në This Morning të ITV.

Pavarësisht nëse ajo e shtyn një mashkull topless në lumë, pothuajse arrestohet në Pizë apo t’i bëjë Harrison Ford dhe Ryan Gosling të qeshin gjatë një interviste, entuziazmi i Hammond e ka afruar atë me shikuesit që kur ajo fillimisht i zbukuroi ekranet tona.

“Ajo e thyen atë pengesë në mes të fansave dhe yjeve të listës A - të cilët tani ajo i takon dhe i interviston - dhe duket si një person normal”, thotë Turner.

{gallery}

“Ajo ndonjëherë thotë diçka të gabuar, bën gabime drejtpërdrejt ose madje edhe rrëzohet, por e gjithë kjo thjesht ia shton asaj sharmin”.

Nuk mund të argumentoni që Hammond nuk na paralajmëroi në lidhje me dëshirën e saj për incidente - duke pasur parasysh që ajo u ngrit në famë në Big Brother të vitit 2002, ndër të tjera, duke e thyer një tavolinë.

Roberts dhe Lawler kanë qëndruar kryesisht në radio që kur dolën nga shtëpia. Roberts aktualisht po e udhëheqë emisionin e mëngjesit të hershëm në Radio 1, dhe së fundmi e siguroi një intervistë të rrallë britanike me BTS për një dokumentar të BBC.

Lawler, e cila e fitoi serinë, iu bashkua Kerrang! Radio në vitin 2007 dhe i prezantoi programet e saj të mëngjesit dhe të ngasjes, përpara se të shkonte në Key 103 dhe shtëpinë e saj të tanishme në Virgin Radio - një stacion ky i cili e pati një rritje të madhe të dëgjuesve kur Chris Evans u bashkua si udhëheqës i tij i ri i emisionit të mëngjesit në fillim të këtij viti.

“Mendoj se ajo që shumë njerëz të suksesshëm e kanë të përbashkët është natyra e shoqërueshme pa qenë shumë agresiv apo kokëfortë, ata e kanë një vetëbesim pa qenë shumë insistues”, thotë Robinson.

“Përveç kësaj, ata të gjithë me siguri janë përballur me vështirësi gjatë rrugës dhe publikut të gjerë i pëlqen kjo. Është bukur të shohësh njerëz në ekran të cilët nuk do të thoshit domosdoshmërisht se tingëllojnë apo duken si prezantues tipik televiziv”.