Ylli televiziv Kourtney Kardashian dhe burri i saj, Travis Barker, mund të duken se janë të pandashëm, por kohët e fundit raportohet se ka pasur tension në lidhjen e tyre.
Tensioni lindi pasi Kourtney po dëshiron t’i ofrojë mbështetje emocionale ish-të dashurit të saj, këngëtarit Justin Bieber, ndërkohë që Barkerit nuk po i pëlqen aspak ky fakt.
“Travis është betuar se nuk ndihet i kërcënuar nga Justin, por ndihma që po dëshiron Kourtney të ia ofrojë, thjeshtë po i duket mosrespekt ndaj tij. Të gjithë e dinë dhe Kourtney e Justin kanë pasur diçka në mes vete, do apo jo ta pranojë Kourtney, vetëm nga këndvështrimi i egos, Travisit nuk po i pëlqen ideja që njerëzit të mund të mendojnë se ajo është e afërt me Justinin prapë”, ka thënë një burim për revistën InTouch Weekly.
Ky burim ka shtuar se Barker nuk dëshiron që ajo të kalojë kohë me askënd tjetër, e lëre më me dikë me të cilin ka pasur diçka në të kaluarën.
Ndërkohë, nuk po duket se Kourtney ka të njëjtin mendim, ajo thjesht është duke u përpjekur t’i ndihmojë dikujt në nevojë.
“Në fund të fundit, Kourtney nuk do të veprojë kundër dëshirës së Travisit e të mos e respektojë, por në të njëjtën kohë kjo gjë po i krijon pakënaqësi. Ajo ka dëshirë që ai vetëm ta tejkalojë këtë gjë dhe të sillet në mënyrë më të pjekur. Ajo nuk ka asnjë interesim romantik ndaj Justinit. Ajo thjesht është e shqetësuar për të sikur të gjithë të tjerët dhe mendon se i duhet mbështetja”, ka thënë burimi.
Bieber, si aktori Ashton Kutcher e të tjerë të famshëm, kohët e fundit janë munduar të distancohen nga shoqëria që kanë pasur me reperin P.Diddy, pasi ai po përballet me akuza për krime seksuale.
Arrestimi i P.Diddyt dhe gjyqi kundër tij që do të fillojë më 5 maj të vitit të ardhshëm, vunë në sipërfaqe shumë video të tij, ku shihet i shoqëruar më shumë të famshëm të Hollywoodit, përfshirë edhe këngëtarin Bieber, ku në një nga videot përmendet një qëndrim bashkë në mes tyre për 48 orë, kur Bieber ishte 15 vjeç.
Është raportuat se Bieber, i cili së fundmi është bërë baba, po përballet me luhatje emocionale dhe nuk po i beson askujt, ndërkohë që rrethi i tij është shqetësuar për situatën.
Kourtney dhe Bieber patën një lidhje romantike të shkurtër në muajin tetor të vitit 2015.

Ylli, zyrtarisht është martuar me Barkerin në vitin 2021.
