Familja e famshme amerikane, Kardashian/Jenner, e organizoi ndejën e përvitshme për Krishtlindje më 24 dhjetor, në shtëpinë e Kourtney Kardashian Barkerit në Calabasas.
Motrat e famshme i kanë disa pamje të kësaj ndeje të veçantë me fansat në Instagram dhe TikTok, përmes postimeve të shkurtra në rrjetet sociale.
{gallery}
Aty nuk mungonte luksi dhe glamuri, duke filluar nga dekorimi, ushqimet dhe pijet, e deri te veshja e motrave të famshme, Kourtney, Kim, Khloe, Kendall dhe Kylie, si dhe mysafirët e tjerë të ftuar.
Por, momenti më i veçantë i festës ishte kur këngëtarja Sia filloi të performojë. Në një moment, vajza e madhe e Kimit, North, iu bashkua kantautores australiane për ta interpretuar këngën, “Snowman”.
@kimandnorth ♬ original sound - Kim and North