Showbiz

Ndahen Chris Martin dhe Dakota Johnson

Chris Martin dhe Dakota Johnson

Chris Martin dhe Dakota Johnson

Çifti i famshëm i Hollywoodit, këngëtari i grupit, Coldplay, Chris Martin, dhe aktorja Dakota Johnson, përfunduan fejesën pas shtatë vjetësh në lidhje.

Daily Mail ka raportuar se burime të afërta me çiftin kanë treguar se “ata e kanë pranuar se lidhja nuk po funksionon dhe është më mirë të ndahen”.

Më herët gjatë këtij muaji ajo është fotografua në Malibu të Kalifornisë pa unazën e fejesës.

Këngëtari ka filluar lidhjen me aktoren në vitin 2017, pasi është divorcua nga ish-gruaja, aktorja Gwyneth Paltrow, me të cilën ka dy fëmijë.

Paltrow është martuar me Martinin në vitin 2003 dhe u ndanë në vitin 2014 dhe një vit më vonë finalizuan divorcin.