Showbiz

Naomi Watts thotë se fansat e “Game Of Thrones” nuk do të zhgënjehen me serinë pararendëse

Aktorja 50-vjeçare do të jetë një prej yjeve në serinë e re të sagës, të krijuar nga autori George R.R. Martin dhe Jane Goldman.

“Mendoj se ata nuk do të zhgënjehen. Është një ekip shumë i mirë që kanë grumbulluar,” tha ajo për Associated Press.

Watts ishte shumë e entuziazmuar që do të merrte pjesë në serinë pararendëse, që thuhet se do të ndodhë 5.000 vjet para ndodhive të hit serisë së HBO, që së fundmi pati fundin pas 8 sezoneve.

Më emocionon shumë, po. Është shumë emocionuese. Dhe po, duke ardhur nga sezoni i fundit, për të cilin e gjithë bota po fliste”, shtoi aktorja.

Por, ekzagjerimi i promovimit të sezonit të fundit të serisë origjinale, që kishte Kit Harington,Emilia Clarke dhe Sophie Turner, bëri që Watts të merakosej se seria e re nuk do të ishte në nivelin e pritur nga fansat, shkruan KOHA Ditore.

“Gjithçka ishte me ‘Game of Thrones’, reklamat, artikujt, të gjithë po e ndiqnin. Pra është shumë e frikshme. Shpresoj se po ata fansa do të gjejnë diçka të re dhe interesante edhe në këtë botë,” tha ajo.

Sipas “The Belfast Telegraph” , produksioni i serisë pararendëse ka filluar në Irlandën Veriore, me vende të tjera që janë duke u rregulluar për xhirim, si Titanic Studios në Belfast.