Showbiz

Muzika e Queen-it zyrtarisht pjesë e TikTok-ut

Tashmë fansat e Queen mund të përdorin muzikë të ndryshme të grupit në videot e tyre në TikTok.

NME shkruan se deri në dhjetë këngë të rok grupit legjendar mund të përdoren në aplikacionin TikTok, transmeton KOHA.

Aty përfshihen disa prej këngët më të famshme të Queen, përfshirë hitet si: ‘Bohemian Rhapsody’, ‘Another One Bites The Dust’, ‘Don’t Stop Me Noë’ dhe ‘We Will Rock You’.

Këngë të tjera të përfahirë në katalogun në TikTok përfshijnë këngët ‘Under Pressure’, ‘We Are The Champions’, ‘I Want To Break Free’, ‘Somebody To Love’, ‘Killer Queen’ dhe ‘Radio Ga Ga’.

Tashmë është lansuar edhe thurja “#SingWithQueen”.

Muzikët e Queen në TikTok mund t’i dëgjoni këtu.