BBC është duke bërë një dokumentar për nder të 30-vjetorit të vdekjes së frontmenit të grupit të mirënjohur muzikor, Nirvana, Kurt Cobain.
Dokumentari që flet rreth jetës së këngëtarit, do të quhet “Moments That Shook Musis: Kurt Cobain” dhe do të shfaqet në muajin e ardhshëm në BBC Two.
Sipas deklaratës për shtyp, në dokumentar do të tregohen ekskluzivisht pamje të rralla të arkivuara.
Përgjatë viteve të fundit të jetës, Cobain pati probleme me varësinë nga substancat narkotike.
Ai mori një mbidozë në Romë në vitin 1994, si pasojë e së cilës pati një intervenim.
Këngëtari formoi grupin muzikor Nirvana, në vitin 1987 bashkë me yllin Krist Novoselic dhe u bë një nga grupet më të njohura të muzikës rrok të të gjitha kohërave.
Kurt Cobain vdiq në shtëpinë e tij në Seattle më 8 prill të vitit 1994 si pasi bërë vetëvrasje në moshën 27-vjeçare.
