Showbiz

MSI ka gejming monitorë të rinj portativë dhe për desktop

Kompania MSI po hyn në vitin 2020 me monitorin e ri të lakuar dhe portativ Optix MAG, të dizajnuar për ta ofruar një përvojë më të mirë gjatë gamingut në lëvizje, ndërkohë që i implementon të gjitha teknologjitë e monitorit të gjeneratës së ardhshme, si rifreskimi prej 240Hz dhe koneksioni USB Type-C, raporton KitGuru.

Seria e re e monitorëve portativë për gaming përfshin modelin Optix MAG161V, i cili karakterizohet si monitori më i hollë portativ në botë. Monitori është i trashë 2 mm dhe e përmban një panel IPS 1080p Full HD dhe mbështetje për lidhje USB Type-C dhe mini HDMI.

Një tjetër monitor portativ i prezantuar nga MSI është Optix MAG161 i azhurnuar. Monitori tani është i pajisur me një panel 120Hz ose 240Hz për ta siguruar një gameplay edhe më fluid, shkruan KOHA Ditore. Ekrani 15.6-inçësh me rezolucion 1080p do t'ua mundësojë gamerëve të reagojnë shpejt gjatë seancave intensive të gamingut falë një niveli të përmirësuar të rifreskimit.

MSI gjithashtu ka lansuar desktop monitorë të rinj për gaming nga linja e vet e modeleve të lakuara Optix MAG. Kjo seri i përfshin modelet MAG272CRX, MAG272CQR dhe MAG272CR me rezolucion 2560 x 1440p, lakueshmëri të panelit 1500R, normë të lartë të rifreskimit, kohë të reagueshmërisë prej 1ms, kënde të shikimit prej 178° dhe mbështetje për HDR.

Image

MSI Optix MAG272CRX e ka një rifreskim të ekranit prej 240Hz, ndërsa të gjithë monitorët e serisë MAG272 kanë softuer Night Vision, i cili përforcon imazhin në zonat e errëta të ekranit.

Seria e monitorëve MSI MAG272 është në dispozicion për një çmim fillestar prej 350 dollarësh, ndërsa monitorët portativë MAG161 janë në dispozicion për një çmim fillestar prej 250 dollarësh.