Mozzik tashmë e ka datën e publikimit të këngës së dytë nga albumi i tij “Lamboziki”.
Kënga do të publikohet më 25 nëntor dhe këtë e ka bërë të ditur vetë artisti.
Ai është përfolur shumë këto ditë në media edhe për projektin që e ka publikuar me reperin Noizy, e që dyshja dikur nuk fliste mes vete.