Është publikuar traileri i parë i filmit të ardhshëm, “Moonfall”.
Ylli i kinematografisë, Halle Berry, në këtë projekt luan krahas aktorit Patrick Wilson and yllit të serialit “Game of Thrones”, John Bradley. Kurse filmi vjen me regji të Roland Emmerichit, i cili edhe e ka bashkëshkruar skenarin.
Në filmin “Moonfall”, një forcë misterioze e largon Hënën nga orbita e saj rreth Tokës dhe kjo gjë bënë që jeta për njerëzimin të ndryshojë krejtësisht. Duke qenë sa kanë mbetur pak javë përpara goditjes dhe bota është në prag të asgjësimit, zyrtarja e NASA-s dhe ish-astronautja e Jo Fowler është e bindur se ajo e ka çelësin e shpëtimit të të gjithëve, por vetëm një astronaut nga e kaluara e saj, Brian Harper dhe një teoricien konspirativ, K.C. Housman, besojnë në të. Këta tre heronj vendosin ta kryejnë misionin e pamundur dhe të fundit për ta në hapësirë, duke lënë pas të gjithë ata që duan, vetëm për të zbuluar se Hëna nuk është ajo që ne mendojmë se është.
Në filmin e ardhshëm hollywoodian luajnë edhe aktorët: Michael Pena, Charlie Plummer, Kelly Yu, Eme Ikwuakor, Carolina Bartczak, dhe Donald Sutherland.
“Moonfall” fillon së shfaquri nëpër kinema nga 4 shkurti i këtij viti.