Filmat “Mission Impossible” shquhen për aventurat e rrezikshme dhe emocionuese të agjentit të famshëm, Ethan Hunt. Adhuruesit mezi presin lansimin e vazhdimit të fundit në serinë e këtyre filmave, që gjithmonë vijnë të mbushur me skena aksion, mistere e situate të paparashikuara.
Me titull “Mission: Impossible – The Final Reckoning”, tashmë janë publikuar pamjet e para të filmit që kthehet paksa prapa në kohë, duke përfshirë skena nga filmi i vitit 1996, regjinë e së cilit e kishte bërë Brian De Palma. Në vazhdimin e fundit, ky rol i takon regjisorit Christopher McQuarrie, dhe e sjell yllin Tom Cruise në një mision të fundit, të cilin duhet ta kryejë i vetëm, pa ndihmën e bashkëpunëtorëve dhe miqve të tij të kamotshëm.
Pjesë e kastës së filmave “Mission Impossible” gjithmonë kanë qenë aktorë të shquar të Hollywoodit, dhe kjo ndodh dhe me filmin e fundit. Krahas Cruiseit, me rol janë angazhuar edhe Angela Bassett, Hayley Atwell, Ving Rhames, Simon Pegg, Vanessa Kirby, Pom Klementieff, Shea Whigham, Esai Morales, Henry Czerny, Holt McCallany, Nick Offerman dhe Greg Tarzan Davis.
“Mission: Impossible – The Final Reckoning” vjen nëpër kinematë botërore më 23 maj të vitit 2025.