Showbiz

Mirëmbajtësi i shkollës mahniti jurinë e America’s Got Talent

Richard Goodall

Mirëmbajtësi 55-vjeçar Richard Goodall ka magjepsur jurinë e America’s Got Talent me zërin e tij. 
Goodall, i cili tregoi se për herë të parë kishte hipur në aeroplan për të marrë pjesë në audicionin e America’s Got Talent, e këndoi këngën “Don’t Stop Believin” të Journeyt. 

Performanca e tij impresionoi të gjithë veçanërisht gjyqtaren Heidi Klum, që ia dha “Golden Buzzer”.  

Goodall tregoi se punon mirëmbajtës në një shkollë të mesme në Terre Haute, Indiana. Punën e mirëmbajtësit tha se e kryen tash e 23 vjet. Ai kishte tentuar për herë të parë në America’s Got Talent në vitin 2009, por nuk arriti atëbotë të kalonte audicionet fillestare. 

Goodall tregoi se nxënësit e shkollës i kishin thënë të provonte se ka talent të madh. 
Interpretmi i Goodallit ka bërë bujë, për shtatë ditë është shikuar mbi 10 milionë herë në YouTube.