Showbiz

Miranda Richardson i bashkohet pararendësit të “Game of Thrones”

Foto: Shutter Stock

E kandiduara për “Oscar”, Miranda Richardson, i është bashkuar ekipit të aktorëve për pilot pararendësin e "Game Of Thrones".

Aktorja britanike do ta luajë rolin përkrah Naomi Watts, Josh Whitehouse, Naomi Ackie, Denise Gough dhe Jamie Campbell Bower në projektin e ri të skenaristëve Jane Goldman dhe George R. R. Martin, i cili është vendosur mijëra vjet përpara ngjarjeve të Game of Thrones.

Richardson është ndoshta më e njohur për rolin e saj si Rita Skeeter në franshizën e Harry Potter. Ajo gjithashtu u shfaq në “Sleepy Hollow” dhe “The Hours” në vitin 1999, shkruan KOHA Ditore.

Goldman dhe Martin do të jenë producentë ekzekutivë me Vince Gerardis dhe bashkëproducentin e “Damages” dhe “Bloodline”, Daniel Zelman, ndërkohë që produksioni është planifikuar për këtë verë.