Showbiz

Miley Cyrus thotë se fotografia e saj me Taylor Swift e Demi Lovato tregon se ajo është biseksuale

30-vjeçarja Miley Cyrus beson se ajo po shpaloste pak energji biseksuale nga vetja, gjatë një nate jashtë në Los Angeles me Taylor Swift, Demi Lovato dhe bashkëyllin nga “Hannah Montana” Emily Osment. Kjo kishte ndodhur shumë kohë më parë në vitin 2009.

Image

Duke folur për fotografinë tani virale të daljes së tyre në grup, e cila tregonte Miley-n të veshur me veshje më komode, me një bluzë e pantollona ndërsa pjesa tjetër e grupit ishin të veshura me veshje glamouroze, këngëtarja bëri shaka në një postim në TikTok më 31 gusht.

“Nëse ju djema nuk e dinit se isha biseksuale nga kjo foto e mallkuar, nuk e di se çfarë nuk shkon me ju"

Fotografia në fjalë u bë pasi grupi mori pjesë në premierën e filmit “Hannah Montana”, shkruan E News.

Videoja e 31 gushtit në TikTok është pjesë e serisë së titulluar "Used to Be Young", ku ajo gjithashtu po e mbështet këngën e saj të re me të njëjtin emër.

(Përgatiti: Vita Abrashi - Kajtazi)