Showbiz

Michael Jackson kishte borxh 500 milionë dollarë kur vdiq

Michael Jackson

Michael Jackson

Ylli i muzikës pop, Michael Jackson, para se të vdiste kishte qindra milionë dollarë borxhe, sipas dokumenteve që u prezantuan në gjykatën e Los Angelosit gjatë javës.

John Branca, avokati i ekipit përfaqësues të Jacksonit, po kërkon autorizim ligjor për pagesë të disa firmave për shërbimet që patën ofruar për përfaqësuesit ligjorë të Jacksonit, që nga korriku e deri në dhjetor të vitit 2018. Në këtë kërkesë paraqitën edhe shumë detaje rreth natyrës së pasurisë që Jackson kishte para vdekjes së tij, shkruan Entertainment Weekly.

“Ekipi përfaqësues ligjor është përballur me rrethana të vështira. Në mesin e shumë çështjeve të pazgjidhura rreth vdekjes së Michael Jacksonit, qëndron edhe një shumë prej më shumë se 500 milionë dollarë borxhe” thuhet në kërkesë.

Jackson, para se të vdiste, ishte duke përgatitur koncert të madh për rikthim në muzikë. Përgatitjet për spektaklin “This Is It” patën shtuar shpenzimet e tij.

Por ekipi përfaqësues i tij pati deklaruar se ka paguar më shumë se gjysmën e këtyre borxheve dhe ka realizuar të tjera fitime në vitet e fundit.

Michael Jackson gjatë provave për "This Is It"

Ata kanë bërë shfaqjen “MJ The Musical”, i cili fitoi çmimin “Tonny”, si dhe filmin “Michael” në bashkëpunim me regjisorin Antonio Faqua, ku në rolin kryesor do të luajë nipi i Jacksonit, Jaafar Jackson. 

Shfaqja "MJ The Musical"