Dafina Zeqiri ishte ndër personalitetet e para që e dënoi publikisht dhunimin e 11-vjeçares nga pesë persona, ngjarje e rëndë kjo e cila sipas policisë ndodhi për disa orë, më 27 gusht në Prishtinë.
Zeqiri e cila gjithmonë ka reaguar ndaj dhunës në çfarëdo forme dhe vitin e kaluar e realizoi këngën, “Duro”, e cila e prek këtë temë, megjithatë përfundoi duke e postuar një video emocionale në TikTok, ku shfaqet e përlotur, duke ju lutur njerëzve që të ndalojnë me komentet paragjykuese ndaj saj.
“Unë po e kam të vështirë t’i them edhe fjalët që dua t’i them në këto momente, aq e zemëruar dhe e trishtuar jam! Ndaloni këto dreq paragjykimesh, “Këqyre qysh po visheni. Po lansoni këngë seksi. Po i dridhni të pasmet nëpër klube të natës”. Ti nuk ke të drejtë ta marrësh atë që nuk të takon dhe PIKË!”, shkruan këngëtarja në postimin e saj.
@dafinapipinazeqiri Im struggeling to even say the words i want to say thats how mad, sad, I am! Stop this bullshit “kqyre qysh pk veshni? Po qitni kong sexy? Pe dridhni botht n’cllube” u dnt have the RIGHT to TAKE WHATS NOT URS EDHE PIKE!!!!!
♬ original sound - Dafina Zeqiri
Ajo po ashtu ka kërkuar nga njerëzit që të merren me artistë që asnjëherë nuk kanë thënë asnjë fjalë, për asnjë rast të ngjashëm dhe jo me të, pasi siç ka shkruar në Twitter, ajo bën mjaftueshëm për motrat dhe vëllezërit e saj.
Please ?? ju qe po mi permeni “e pse per kete artist ski reagu e ate tjetrin” spo ju duket juve asnjehere e mjaftueshme qka boj une per motra&vllazni tmi qe nga fillimi karieres tem - STOP! I thuni kto fjal artistave tjer qe i NDEGJONI qe asnjehere skan Reagu per ASNJE rast!
— DAFINA ZEQIRI (@Dafina_Zeqiri) August 30, 2022
Dafina nuk ishte këngëtarja e vetme që ka bërë thirrje për drejtësi për vajzën 11-vjeçare, viktimë e dhunës brutale të ushtruar ndaj saj nga pesë personat tashmë të identifikuar nga policia. Edhe koleget e saj, Tuna, Fifi, Tayna, Beatrix Ramosaj, Yll Limani, Gold AG dhe të tjerë, i kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të bërë thirrje për drejtësi dhe protestë rreth këtij rasti.
Të mërkurën do të mbahen protestë në Prishtinë për të kërkuar drejtësi për rastin e 11-vjeçares. Një protestë në shenjë solidarizimi për të njëjtin rast është paralajmëruar të mbahet edhe në Tiranë, po ashtu të mërkurën.
